Osmani: Njohja nga Siria nuk erdhi brenda natës, do të ketë shumë lajme të mira muajve në vijim

Pasi dha lajmin për njohjen e Kosovës nga Siria, presidentja Vjosa Osmani, përmes një video-incizimi nga Riadi, ka paralajmëruar lajme të tjera të mira për vendin edhe në muajt që po vijnë.

Osmani ka deklaruar se edhe njohja nga Siria nuk erdhi brenda natës dhe se sipas saj që nga takimi i parë me presidentin e këtij shteti në muajin prill, ekipet kanë qëndruar në kontakt për të përgatitur ecjen përpara.

“Do të ketë natyrisht edhe shumë lajmë të tjera të mira në muajt që vijnë. Do të punojmë pa ndalë që Kosova të forcohet në arenën ndërkombëtare që ta ketë vendin që e meriton, në mesin e kombeve të lira. Edhe njohja nga Siria nuk ka ardhur brenda natës. Kemi pasur takimin e parë me presidentin e Sirisë në muajin prill dhe që atëherë ekipet tona kanë qëndruar në kontakt për të përgaittur ecjen përpara të shteteve tona”, ka theskuar Osmani.

Tutje, siç transmeton Koha.net, presidentja Osmani ka vlerësuar ndërmjetësimin dhe mbështetjen e Princit të Kurorës dhe kryeminsitrin e Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.