A po hyn NISMA në listën e LDK-së për zgjedhjet e dhjetorit?!

Kreu i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj është takuar me të parin e Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku.

Kështu të paktën ka raportuar Ekonomia Online, që ka publikuar edhe një fotografi të përbashkët të dyshes përkatëse.

Asnjëri prej tyre nuk foli për mediumin në fjalë, duke thënë se po të donin të dinin për çka biseduan, do t’i ftonin mediet brenda.

Megjithatë, aludimet e para veçse dihen. Çështja e parë që mund ta ketë diskutuar është ndihma e NISMA-s për LDK-në në balotazhin e 9 nëntorit në kryeqytet.

Kjo nuk është e gjitha. Një temë tjetër mund të jetë diskutuar mes tyre. Hyrja e NISMA-s Socialdemokrate në Listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Tashmë është e ditur “botërisht” se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe se të njëjtat do të mbahen në dhjetor.

Duke parë pozitën e partisë, Limaj po synon të gjejë hapësirë që të inkuadrohet në Kuvend, pasi tashmë ka humbur “xhokerin” me Aleancën, pas lëvizjeve afruese me Kurtin./Përmbledhja