Corona, lufta në Ukrainë, inflacioni: Fondi Monetar Ndërkombëtar në sfondin e shumë krizave sheh rreziqe të mëdha për ekonominë botërore. Por recesioni nuk do t’i prekë të gjithë.
Një e treta e ekomonisë botërore mund të bjerë në recesion deri në vitin 2023, thuhet në parashikimin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Parashikimi është me notën më të dobët si asnjëherë më parë në rreth 20 vitet e fundit – me përjashtim të parashikimeve gjatë pandemisë dhe krizës botërore financiare.
Si arsye kryesore FMN përmend rritjen e vrullshme të çmimeve që pas sulmit rus ndaj Ukrainës, gjë që ka kufizuar dukshëm aftësinë blerëse. Ekonomia botërore ndodhet përpara sfidash gjigante, sepse inflacioni është më i zgjatur nga sa mendohej e edhe Kina po e humbet aftësinë blerëse. “Më e keqja pritet të vijë dhe shumë njerëz më 2023 do të kenë ndijesinë e një recesioni”, thotë ekonomisti i FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas.
Në përgjithësi FMN-ja e ka ulur sërish parashikimin për 2023. Sipas raportit të fundit ekonomia botërore do të rritet me vetëm 2,7 përqind, në korrik priten 2,9 përqind. Për vitin në vazhdim 2022 llogaritet një plus prej 3,2 përqind. Kundrejt vitit 2021 me një rritje 6,0 përqind, kuota aktuale është e zbehtë.
Rajonet më të rëndësishme ekonomike po dobësohenEuropa është veçanërisht e prekur nga lufta në Ukrainë. Çmimet e gazit që nga viti 2021 janë katërfishuar. Në SHBA konsumi nuk po i jep më impulse si zakonisht ekonomisë dhe në Kinë kanë efekt negativ kufizimet prej Coronës si dhe tensionet në tregun e imobiljeve, raporton DW.
Kur do të marrë fund inflacioni?
FMN parashikon që inflacioni ndërkohë në shumë vende është në nivelin më të lartë prej disa dekadashdhe në fund të 2022 do të arrijë kulmin. Por ai do të vazhdojë të mbetet në nivel dukshëm të lartë. Në mbarë botën çmimet e konsumit do të rriten me 8,8 përqind dhe në 2023 me rreth 6,5 përqind. Kësisoj parashikimet e deritanishme sërish do të korrigjohen me shifra në rritje. Më 2024 pritet një rritje e çmimeve me 4,1 përqind. Vendet në ekspansion dhe ato në zhvillim do të preken më rëndë se vendet e industrializuara. Për to forcimi i dollarit, aktualisht në nivelin më të lartë prej dy dekadash është një problem i madh