Mjeshtri vazhdon me ne

Franco Foda do të jetë përzgjedhës i kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatik nëse kualifikohemi në EURO2028.

Kështu njoftoi para pak çastesh vetë shtëpia numër një e futbollit kosovar përmes një komunikate shtypi.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

𝐙𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐢𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐫𝐞 𝐦𝐞 𝐩ë𝐫𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡ë𝐬𝐢𝐧 𝐅𝐫𝐚𝐧𝐜𝐨 𝐅𝐨𝐝𝐚

Federata e Futbollit e Kosovës ka kënaqësinë të njoftoi se ka zyrtarizuar edhe formalisht marrëveshjen e mëhershme me përzgjedhësin Franco Foda për të vazhduar bashkëpunimin edhe për 2 vite.

Kontrata që konfirmon qëndrimin e Fodas në krye të ekipit kombëtar është nënshkruar zyrtarisht nga Presidenti Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda, ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar në muajin tetor, përkatësisht me datën 6-të, duke formalizuar edhe në mënyrë zyrtare marrëveshjen e arritur paraprakisht.

Me marrëveshjen e re, Foda do t’ i prijë kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028.

Franco Foda ka marrë drejtimin e ekipit kombëtar me 17.02.2024 dhe që nga ajo periudhë ka udhëhequr kombëtarën tonë në 17 ndeshje deri tani, duke arritur: 11 fitore, 2 barazime (përfshirë atë me Rumaninë 0:0) dhe ka pësuar 4 humbje.