Faton Peci ka eskaluar mbrëmë në një deklaratë në zyret e GUXO.
Peci e quajti PDK-në parti të krimit në Kosovë e rajon.
“E këqyra me një vend rezultatin edhe kandidatët. Për pak e rrezikun me e majtë në dorë pushtetin një parti që përfaqëson krimin në Kosovë, Ballkan edhe rajon. Na kena me luftu me mjete demokratike me parandalu një gjë të tillë”, dëgjohet Peci në një video të Lajmi.net
Ai më tutje akuzon televizionet, e përdorë gjuhë të rëndë.
“Në shpirt mu keni dhimtë, dojsha me ju thane, tri televizione na qitën, Dukagjini është kundër meje, 10 hektarë, veç midis Peje i kena marrë prej krimit që ia kanë dhënë Serbisë e një shk*au, ia kena rikthyer shtetit. Ata sponzorizuan “exit poll” deri në 19 për qind sepse i kanë shti krejt paret e krimit me na pamundësu. Unë jam i bindur, që do njeri që është në rrugë të drejt e në rrugë të Zotit, Zoti i ndihmon, i gjen diçka“, deklaroi ndër të tjera ai.