E shiti votën për 10€, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Istog, pasi i njëjti dyshohet t’i ketë marrë 10€ për të votuar një person të caktuar. 

Këtë e konfirmoi vetë Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka marr 10 euro që të voton personin e caktuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.