Fitore për vazhdim ëndrre

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte do të përballet me Slloveninë, në një sfidë tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Dardanët dhe Sllovenët do të ballafaqohen në ‘Fadil Vokrri’, duel ky që premton një ndeshje të forte pasi që pikët janë të rëndësishme për të dy skuadrat.

Përzgjedhësi i kombëtares sonë, Franco Foda, ka thënë se përballja me Slloveninë do të jetë një ndeshje e fort, por ai beson se skuadra e tij do të japë maksimumin për të marrë tri pikët.

“Sllovenia është një skuadër me mbrojtje shumë të mirë, ndaj për ne është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm prapa dhe të shfrytëzojmë rastet përpara për të shënuar gola”, deklaroi Foda.

Atmosfera është shumë e mirë. Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë. Jam i bindur që në fushën tonë dhe para tifozëve tanë do të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer,” ka thekuar Foda.

Ndërkaq, përzgjedhësi i Kombëtares së Sllovenisë, Matjaz Kek, thotë se pret një ndeshje të fortë fizike dhe me shumë duele, duke theksuar se ekipi i tij duhet të tregojë përqendrim maksimal për të shmangur surprizat.

“Kjo do të jetë një sfidë me shumë duele dhe agresivitet. E dimë që Kosova ka nevojë për pikë dhe do të luajë me motiv të madh. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të tregojmë nivelin e duhur, përndryshe ndëshkimi vjen shpejt”, ka thënë Kek.

Ndeshja Kosovë-Slloveni fillon në orën 20:45.