Takimet e javës së 11 në Superligë luhen në fundjavë, vëmendja në Klinë

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 11-të kampionale.

Të shtunën në program janë dy takime, ndërsa xhiroja përmbyllet një ditë më vonë me tri takime, shkruan Demokracia.com.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet në Klinë, me Dukagjinin të motivuar pas dy fitoreve radhazi dhe Dritën e pamposhtur.

Prishtina në shtëpi mirëpret Ferizajn, Gjilani udhëton te Malishva, 89-shi i bën nikoqirin Llapit teksa kampioni luan në “Bajram Aliu” përballë Drenicës.

Gjitha takimet e javës së 11-të zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

ÇIFTET DHE ORARI I JAVËS SË 11-TË:

E SHTUNË:

Prishtina – Ferizaj

Dukagjini – Drita

E DIEL:

Trepça ’89 – Llapi

Drenica – Ballkani

Malisheva – Gjilani.