Spitali i Pejës: Ambulanca jonë u godit nga prapa prej familjarëve të pacientit që po transportohej në QKUK

Orëve të mesditës në rrjetet sociale qarkulluan fotografi e video ku shihej një auto-ambulancë e aksidentuar.

E njëjta ka qenë e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Ky i fundit këtë e konfirmoi përmes një njoftimi.

Madje, siç bëhet e ditur, aksidenti u shkaktua nga vetura prapa e që ishte me familjarë të pacientit që po transportohej për në QKUK.

“Autoambulanca e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, në të cilën ndodheshin pacienti, mjeku, infermieria dhe shoferi i autoambulancës, u godit nga prapa nga një veturë ku gjendeshin familjarë të pacientit”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe e plota: