Një rast i rëndë është zbuluar në fshatin Serbobran të Istogut, ku një i ri është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve, gjatë datave 21–28 shtator 2025, fqinjët kanë njoftuar Policinë se nga shtëpia e viktimës kundërmonte erë e rëndë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, të cilat nga dritarja kanë vërejtur një trup të shtrirë në shtrat, pa shenja jete.
Në rast janë përfshirë hetuesit rajonalë dhe mjeku kujdestar nga QKMF-Istog, i cili ka konstatuar se viktima Artist Morinaj rreth 28-vjeçar kishte ndërruar jetë disa ditë më parë.
Sipas fqinjëve, në dy muajt e fundit në atë shtëpi nuk jetonte askush, por viktima ishte parë duke hyrë aty rreth një javë më parë dhe më pas nuk ishte parë më të dilte.
Me urdhër të prokurores, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.