Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Qungur të Pejës.
Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar dhe është dërguar më pas në QKUK.
Kandidati i LVV-së për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi ka konfirmuar se nga ky aksident ka vdekur i riu Eldion Kelmendi, që është vëllai i këngëtarit të njohur Gjesti.
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta, në një aksident trafiku, të të riut Eldion Kelmendi. Në këto çaste të rënda, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi, të afërmve dhe miqve të tij. Qoftë i paharruar kujtimi për të!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Ndërkohë Indeksonline ka publikuar pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.
Policia ka konfirmuar aksidentin.