Portali i afërt me KB Rahovecin, Rahoveci24 ka thënë se pozicioni i trajnerit aktual, Muhamet Thaçit është në pikëpyetje.
Kjo siç shkruan portali, pas humbjes së katërt radhazi. Tutje, mediumi në fjalë ka mësuar se trajneri pritet të ashpërsohet në drejtim të disa lojtarëve që nuk po i kryejnë detyrat.
Duket se treni i fundit do të jetë Prishtina, përballë së cilës një fitore do të thoshte shumë për moralin e skuadrës.
Ndërkaq, informacionet e Rahoveci24 flasin se KB Rahoveci e ka të pashmangshme luftën për mbijetesë – pasi Vëllaznimi tashmë ka targetuar dy lojtarë të mëdhenj vendor për afatin kalimtar të janarit dhe po ashtu është duke kërkuar amerikanë me oferta drei në 4 mijë dollarë muaji, çka bën që Rahoveci të futet në një spirale të luftës për mbijetesë prej të cilës nuk do të mund të dalë nëse nuk arrihen edhe disa fitore deri në dimër.