Me fytyrën e Kurtit, Diaspora serbe shfaq mbishkrime kundër Kosovës në rrugët e New Yorkut

Gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në rrugët e New Yorkut janë shfaqur kamionë me billborda  kundër Kosovës që po qarkullojnë rreth selisë së organizatës botërore.

Siç shkruan Blic.rs, kjo është bërë nga diaspora serbe për të treguara sipas tyre për situatën në të cilën ndodhet serbët në Kosovë.

Në kamionë janë ekspozuar fotografi të kryeministrit Kurti, teksa mbishkrimet përmbajnë propagandë për dhunë ndaj serbëve në Kosovë.

Në këto billborde shihen mbishkrime “Kurti dhe regjimi i tij po arreston fëmijët serbë”, e të tjerë.

Dje, presidenti i SHBA-së Donald Trump, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se çështja e Kosovës, ose më saktë lufta në Kosovë, është zgjidhur. Megjithatë, sot jemi para OKB-së si përfaqësues të serbëve, për të tërhequr vëmendjen ndaj situatës reale në Kosovë, e cila është ende duke vazhduar”, u shpreh Aleks Mitroviq, përfaqësues i diasporës serbe në SHBA.