Dimal Basha njofton: Emri im është hequr nga punimi anti-UÇK

Kryeparlamentari i Kosovës, Dimal Basha ka njoftuar se është miratuar kërkesa e tij për heqjen e emrit nga punimi anti-UÇK.

Kjo u bë e ditur para pak çastesh nga vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Dua t’ju informoj se me t’u vënë në dijeni që një punim i imi nga studimet para 13 viteve ishte përfshirë si kapitull i veçantë në kuadër të një publikimi më të gjerë, në të cilin gabimisht isha listuar si bashkë-autor, unë kam bërë kërkesë tek Revista në fjalë që pjesa që kam kontribuar unë, pra Kapitulli 3, të hiqet tërësisht nga ai publikim!

Komiteti i Publikimeve i Revistës në fjalë sot më ka njoftuar që ka miratuar kërkesën time për tërheqjen e Kapitullit 3 nga publikimi, dhe gjithashtu ka hequr edhe emrin tim nga autorësia, meqenëse unë nuk kam autorësi në pjesën tjetër të publikimit, përveç Kapitullit 3 i cili tashmë është tërhequr.

Ju falënderoj për mirëkuptimin!