Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio.
Ky takim ndodhi mbrëmë gjatë pritjes së organizuar nga presidenti i ShBA-së Donald Trump.
Osmani bisedën me Rubion e quajti shumë përmbajtësore.
“Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump”, tha Osmani.
Shefja e shtetit të Kosovës tash e disa ditë po e zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ajo ka zhvilluar disa takime mjaft me rëndësi.