“Ah sa vështirë pa ty babë”, vajza e Afrim Bunjakut emocionon në dy vjetorin e rënies së heroit

Sot shënohen dy vite nga sulmi terrorist që ndodhi më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku një grup terroristësh serbë sulmuan Policinë e Kosovës.

Në këtë përleshje të dhunshme, rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën, polici Alban Rashiti u plagos rëndë, ndërsa një tjetër koleg u lëndua.

Ngjarja u dënuar nga udhëheqësit e shtetit dhe komuniteti ndërkombëtar, të cilët kërkuan që autorët të përgjigjen para drejtësisë.

Në këtë përvjetor, vajza e rreshterit, Arbenita Bunjaku, përkujtoi babanë e saj me një mesazh prekës në rrjetet sociale:

Ah, sa vështirë pa ty, babë…