Fushata sa fillon e bëhet më interesante. Kështu është edhe në komunën e Rahovecit.
Portalet dhe faqet e ndryshme në Tik Tok veçse kanë filluar të shpërndajnë informacione të llojllojta.
Por, një nga to shpërfaqë shumë keq kreun aktual të Rahovecit. Është momenti kur në fillim të mandatit, Smajl Latifi iu pat vërsulur një asamblisteje, konkretisht Merisa Sharkut-Vuçitërna.
Përkundër ashpërsisë së kryetarit Latifi, aty ndërhyrën kolegët për të evituar më të keqen, pasi duket se i pari i Rahovecit nuk pat qenë në më të mirën e tij atë ditë.
@rahoze Momenti kur Smajl Latifi iu vërsul asambleistes Merisa Sharku ne Kuvend #rahovec #xerxe