Përplasje mes avokatit e prokurorit për fotografinë e Thaçit me Demaçin

Avokati Luka Mishetiq, ka paraqitur si provë gjyqësore një foto të Hashim Thaçit me Adem Demaçin në Slloveni, gjatë dëshmisë së juristit Paul Williams në Hagë.

Por, Mishetiq hasi në një pengesë nga prokurori James Pache, për ta miratuar këtë foto si dëshmi.

“A kemi ndonjë informacion për prejardhjen e kësaj fotografie? Çfarë po shohim këtu?”, pyeti Pache.

“Te ‘Google.com’ mund ta gjeni. Te imazhet”, u përgjigj me ironi Mishetiq.

“Nuk e kam detyrë unë të kontrolloj fotografitë në Google”, u përgjigj me nervozizëm prokurori.

Derisa avokati i Thaçit tha se fotografinë mund ta gjejnë te metadatat.