Rugova s’ishte negociator, Williams tregon si u vendosë Thaçi në krye të delegacionit kosovar në Rambuje

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Paul Williams ka treguar se si u vendos Hashim Thaçi në krye të delegacionit kosovar gjatë punimeve për Konferencën e Rambujesë.

Dëshmitari Williams tha se në fillim të raundit për Konferencën e Rambujesë, delegacioni i Kosovës e kishte kryesinë me tre anëtarë në përbërje me Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin dhe Rexhep Qosjen. Sipas tij, rol joformal mori edhe Veton Surroi

Dëshmitari tha se Thaçi u zgjodh me dy vota. Sipas tij, ai e votoi veten dhe e mori edhe votën e Rexhep Qosjes.

“Pyetja juaj ka dy pyetje në një pyeje; me aq sa di tre prej tyre ishin përzgjedhur me konsensus dhe kjo vjen nga procesverbali i takimit të 7 shkurtit që më ka traguar Edita Tahiri. Gjithashtu, më është dhënë dokumenti që më lejonte mua të futesha në kështjellë. Rugova ishte LDK-ja, Qosja nga LBS-ja dhe Thaçi nga UÇK-ja. Vendimi u mor- dy me një. Qosja votoi për Thaçin- Thaçi votoi për veten dhe kjo ishte mënyra se si u zgjodh Thaçi. Dy ishin pro Thaçit dhe një kundër tij”, tha ai.

Willimas tregoi se pse u vendos Thaçi që të ishte kryesuesi i delegacionit.

“Ekzistonte dëshira për procesin e pavarësisë së Kosovës dhe kjo çështje ishte me shumë shtresa; Rugova ishte pacifisiti dhe Rugova ishte pro pavarësisë. Ai nuk e hapte gojën në qoftë se nuk bihej dakord për pavarësinë. Kishim… e Bukoshit që ishte më e nuancuar dhe punonte me amerikanët dhe me evropianët ndërkohë që kishim edhe veprimin e aktorëve shtetërorë dhe pastaj kishim një dimension tjetër të vetëvendosjes së strategjisë për pavarësinë. Kështu që në negociata ti doje që të kishe një UÇK që tregonte përmes veprimeve dhe fjalëve dhe angazhimeve të veta që ky person i UÇK-së të ishte një negociator, një diplomat që mund të ishte një person ose një partner i besueshëm”, tha ai.

Dëshmitari theksoi kur i këshilluan negociatorët e paqes, iu ka thënë që delegacioni duhet të ketë karaktere të ndryshme dhe vlera të ndryshme në mënyrë të tillë që negociatori të jetë figura kryesore.

Ai tha se negociatat duhet të kenë natyrë kompromentuese, dikush që nuk lësho pe e po ashtu edhe këshilltar.

Për Rugovën, ai tha se e kishte fjalën “Pavëarësinë dhe mospërdorimin e forcës”. Tha se Rugova ka luajtur rol shumë të madh për përfaqësimin e popullit të Kosovës për shkak të ideve pacifiste.

“Roli tij ishte shumë i rëndësishme, idetë e tij ishin pacifiste, por nuk ishte negociator. Nuk negocionte”, tha ai .