Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, të mërkurën e ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Për tri ditë ai dha dëshmi në mbrojtje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit – të cilët Prokuroria e Specializuar në Hagë i ngarkon me krime të pretenduara të luftës .
“Ka qenë privilegj që kam qenë këtu. Është shumë me rëndësi për mua që isha këtu dhe dhash dëshminë time në këtë çështje”, ka thënë Rubin para se të largohej nga salla.