FSK ul flamujt në gjysmë-shtizë në nderim të viktimave të 11 shtatorit

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se, në shenjë respekti dhe përkujtimi, sot flamujt janë ulur në gjysmë shtize në të gjitha kazermat e ushtrisë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave të terrorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë lëshuar sot flamujt në gjysmë shtize në të gjitha kazermat e FSK-së, duke përkujtuar kështu viktimat e sulmit terrorist që ndodhi më 11 shtatorit të vitit 2001. FSK dhe populli i Kosovës do të jenë për herë, në krah të miqve tan në ditë të vështira e në ditë festash.”, thuhet në njoftim.