Kandidati kryesor për të triumfuar në Prishtinë, Hajrulla Çeku ka kopjuar tërësisht planprogramin zgjedhor të Edon Canës.
Ky i fundit që nga fillimi i muajit Gusht ka publikuar fushatën “Rahoveci 2035”, duke u bërë i pari kandidat që vendosë theksin te plani afatgjatë.
Ndërkaq, pikërisht para dy dite, ishte favoriti për të fituar në kryeqytet, Hajrulla Çeku, që zgjodhi të njëjtin slogan, “Prishtina 2035”.
Një marketing i mirë ky për kandidatin e PDK-së në Rahovec, e gjithashtu edhe për ekipin e fushatës, që me një plan konkret po përpiqet t’i shfrytëzojë të gjitha hapësirat e mundshme për ta paraqitur sa më mirë Canën, për të cilin vendi i dytë nuk është larg./Rahoveci n’Fokus