Me ftesë të ushtrisë amerikane, FSK po merr pjesë në ushtrimin fushor “Saber Junction 25”.
Kështu bëri të ditur vetë Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një komunikate.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
FSK pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtarë “Saber Junction 25”
Me ftesën e ushtrisë Amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent i është bashkuar ushtrive partnere të ShBA-së, në ushtrimit fushorë “Saber Junction 25” në Hohenfels të Republikës së Gjermanisë.
Ushtrimi është i dizajnuar që të testoi dhe vlerësoi gatishmërinë e njësive luftarake të ekipeve luftarake të Brigadës së Këmbësorisë dhe njësive tjera si pjesë e rotacionit për misionin e KFOR-it në Kosovë.
Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me një Kompani të Këmbësorisë dhe një skuadër të Materieve të Rrezikshme ( CBRN) me qëllim demonstrimin e profesionalizimit dhe ndërveprueshmërin me vendet partnere.