Sot është vendosur gurthemeli i stadiumit të ri të futbollit në Suharekë.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ministrin në detyrë të Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kanë marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit.
“Ky projekt madhor, i shpalosur nga drejtori i sportit në MKRS, Ibër Alaj, parashikon një stadium modern me 6,583 ulëse, sipas standardeve të kategorisë 2+, i cili do të përfundojë brenda 750 ditësh nga dita e sotme.
Ky pa dyshim është një moment historik për sportin dhe gjithë qytetarët e Suharekës. Urime FC Ballkanit, FC Suharekës, si dhe të gjitha klubeve të futbollit për meshkuj dhe femra të kësaj komune. Ky stadium do të jetë një qendër e re e futbollit, por edhe e krenarisë për gjeneratat e ardhshme”, ka shkruar Ademi në Facebook.