Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke thënë se vendi po përjeton korrupsion masiv dhe stagnim ekonomik.
Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka theksuar se Kosova, përveç ngecjes ekonomike, tash e tre vite është nën sanksionet e Bashkimit Evropian.
Sipas tij, qeverisja e Vetëvendosjes ka sjellë edhe krizë shoqërore e etike, shkelje të Kushtetutës, si dhe bllokim të institucioneve kryesore të shtetit, si Kuvendi dhe Qeveria.
“Me Vetëvendosjen në krye të Qeverisë, Kosova po përjeton korrupsion masiv qeveritar, stagnim ekonomik, sanksione të ashpra të BE-së, krizë shoqërore dhe etike, shkelje rekorde të Kushtetutës, bllokadë të institucioneve kryesore të shtetit. Pushtetarët e VV-së e quajnë progres këtë gjendje paralize të plotë në Kosovë”, ka shkruar Hamiti.