Lista Serbe nuk është certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit sot në mbledhjen e KQZ’së.
Dy anëtarët e VV-së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe përfaqësuesja e Listës Serbe Gordana Llaban Zuvic votuan pro, kurse të tjerët abstenuan.
“Dy vota për, dy kundër dhe 7 abstenime, refuzohet certifikimi i partisë politike Lista Srpska dhe listës së kandidatëve të saj”, tha Radoniqi.