Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në magjistralen Prishtinë–Pejë, në fshatin Dollc të Klinës, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Kompania “Pranvera Tours”, e cila ishte e përfshirë në këtë aksident, ka bërë të ditur se shoferi dhe pasagjerët e tyre kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut.
“Njoftim – Me keqardhje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë njëri nga autobusët e kompanisë sonë dhe një automjet tjetër.Fatkeqësisht, si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën shoferi i veturës. Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e tij në këtë moment të vështirë.Shoferi dhe pasagjerët tanë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut.”