Limaj: NISMA s’ka votë pa marrëveshje politike

Fatmir Limaj kryetar i NISMA-s, është deklaruar pas aktgjykimit të Kushtetuese duke thënë ndër tjerash se tashmë gjërat janë më të qarta.

Ai ka thënë edhe se kjo parti pret që seancat të vazhdojnë sipas aktgjykimit të gjykatës Kushtetuese.

‘‘Gjërat tanimë janë më të qarta. Ne si NISMA presim që seancat të vazhdojnë sipas aktgjykimit të Kushtetuese, dhe pastaj do të shohim si do të rrjedhin gjerat’’, ka thënë ai.

Limaj ka shtuar edhe se ai më s’ka pasur takime me Kurtin, dhe se pret që VV-ja ka obligim për të ndërtuar shumicë parlamentare.

I njëjti ka theksuar se NISMA s’ka votë pa marrëveshje politike.

‘‘Jo s’kemi pasur. Pres që mas aktgjykimit gjërat tanimë janë më të qarta, partia e parë përveç të drejtës ka edhe obligim për të ndërtuar një shumicë parlamentare. Dhe presim që këto veprime t’i bëj partia që ka të drejtën e propozimit. Tani edhe me dy aktgjykimi tregon se interesi publik është të gjinden rrugë për të ndërtuar kapacitete qeverisëse një shumicë parlamentare. Dhe besoj që partia e parë duhet të gjejë rrugë për të nderu këto kapacitete. NISMA nëse këtu veprohet dhe duhet të veprohet sipas udhëzimit të Kushtetueses, derisa nuk ka një marrëveshje politike, votimi ynë është ai që ka qenë para se me hi në komisionin e fshehtë. Ne s’kemi votë pa një marrëveshje politike’’, ka thënë ai.