Shkon në 30 numri i të lënduarve nga autobusi me pasagjerë kosovarë në Gjermani

Pak pas mesnatës, një autobus dhe një kamion u përplasën në autostradën Salzburg-Mynih në Gjermani. Sipas raportimeve të mediave gjermane, autobusi ishte nga Kosova.

Siç raportohet 30, nga 41 pasagjerët u lënduan, dy prej tyre rëndë, dhe katër u dërguan në spitalet aty pranë për trajtim.

Autostrada qëndroi e mbyllur për disa orë.

Sipas gjetjeve fillestare të policisë, shoferi i autobusit e kishte parë automjetin përpara tij shumë vonë. Ai u përpoq të kthehej majtas, por u përplas me rimorkion e kamionit. Pjesa e përparme e autobusit u ngec në pjesën e pasme të rimorkios, duke shkaktuar dëme të rënda.

Autostrada drejt Mynihut u mbyll plotësisht për afërsisht dy orë për të trajtuar të lënduarit dhe për të nxjerrë automjetet e përfshira në aksident. /Reporteri