Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka deklaruar se flamujt dhe simbolet shtetërore të Kosovës që janë vendosur në këtë komunë do të mbeten të përhershme, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të 12 tetorit.
Atiqi ka thënë se këto vendime janë marrë me gatishmërinë më të lartë të institucioneve dhe nuk mund të kthehen prapa.
Sipas tij, çdo tentim për të larguar flamujt ose simbolet shtetërore do të përbënte shkelje të rëndë ligjore.
“Jo, hiqen flamujt dhe të gjitha simbolet shtetërore janë vendosur aty me gatishmërinë me të lartë të gjithë eksponentëve. Edhe çfarëdo hapi prapa paraqet edhe shkelje të rëndë penale. Punën që e kemi bërë për afatshkurtër, por të gjitha vendimet që i kemi marrë janë të përhershme”, ka thënë Atiqi në RTV Dukagjini.