Dy persona u dërguan pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Prishtinë, nga aksidenti që ndodhi në Llapushnik më saktë në rrugën Prishtinë – Pejë.
Klankosova.tv mëson se nga QE u dërgua me ndihmë të shpejtë edhe një person i lindur ne vitin 2006, gjendja e të cilit është shumë e rëndë.
Bëhet e ditur se janë kryer ekzaminimet e duhura, me pacientin 19-vjeçar në respirator që po dërgohet në sallë të emergjencës.