20 furra të bukës në qytete të ndryshme janë gjobitur për rritje të çmimit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, raporton Front Online.
Kjo për shkak të shqetësimit të shprehur nga qytetarët se është rritur çmimi i bukës pavarësisht peshës së saj.
Gjatë inspektimit të furrave është verifikuar pesha dhe çmimi i bukës.
Kështu ka bërë të ditur për Front Online nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
“Janë inspektuar mbi 30 Operatorë Ekonomik/furra të bukës të cilat operojnë në veçanti në Komunën e Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Fushë Kosovës etj. Gjatë inspektimit është verifikuar pesha, çmimi dhe deklaracioni i bukës, peshoret nëse janë të kalibruara. Me këtë rast 20 Operatorë Ekonomik/furra të bukës janë gjobitur në pajtim me ligjet në fuqi”, thuhet në përgjigjen e MINT.
Ndryshe Kosova është duke u përballur me rritje të çmimeve edhe me produktet ushqimore.