Dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Gjilan pas disa të shtënave me armë zjarri.
Aktualisht i dyshuari për rastin është në arrati, por është i njohur për policinë.
Kështu tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan.
I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë, i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këti rasti të rëndë”, tha Hashani.