Ramosaj mirëpritet bujarisht në Dranoc, ua jep besën banorëve: Ndriçimi publik kryhet deri në fundvit

Kreu aktual i Deçanit dhe favoriti për një tjetër mandat, Bashkim Ramosaj ka vijuar me takimet e përhershme me banorë, siç i ka bërë që nga dita e parë.

Kësak radhe, bashke me kandidatin për Kuvend Komunal, Adriatik Alaj shkoi në Dranoc, aty ku u mirëprit bujarisht nga krerët e fshatit.

Siç e do tradita, me dorë në zemër u dha fjalën për ndriçimin publik që do të kryhet këtë vit, ndërsa ua bëri me dije se në program janë edhe kanalet e ujitjes.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Në Dranoc ❤️
Një ndalesë e mbushur me bashkëbisedime dhe energji pozitive me banorët e këtij vendi të mrekullueshëm.

Gjithmonë pranë njerëzve, në Dranoc e kudo nëpër Deçanin tonë, duke ndarë momente të veçanta me ta.

Sot fillova ditën në Dranoc me punë dhe bashkëbisedime.
Takova punonjës të sektorit privat, bashkatdhetarë, qytetarë dhe aktivistë të fshatit.
Bisedova me të moshuar dhe të rinj, vizitova fermerë e bujq të mrekullueshëm, si dhe biznese të suksesshme, ndër to edhe NTP “Liqejt e Gjeravicës”, një shembull i vërtetë suksesi.

👷‍♂️ Pamë nga afër shtëpinë e kulturës, një projekt i Ministrisë që ka mbetur përgjysmë dhe diskutuam për mënyrën e vazhdimit dhe përfundimit të saj.

🌳 U ndalëm edhe tek hapësira e planifikuar për park, ku së bashku me kandidatin tonë për Kuvend Komunal, z. Adriatik Alaj, u zotuam se do ta implementojmë këtë projekt.

🚧 Vizituam punimet në rrjetin e kanalizimit, rrugët dhe rrugicat që po ndërtohen, të cilat shumë shpejt do të përfundojnë si pjesë e procesit të infrastrukturës së fshatit.

🏡 Po ashtu, vizitova lagjen Mazrekaj me kullat e bukura të këtij fshati dhe diskutuam për rregullimin e rrugës së kësaj lagjeje me kubëza.

💧Në Dranoc do të ndërtohen edhe disa kanale ujitjeje dhe gjatë këtij viti do të përfundojë ndriçimi publik.

Faleminderit për pritjen e ngrohtë!
Na priftë e mbara bashkë 🤝

BR