Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se që nga fillimi i procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë e deri më 24 korrik 2025, ka realizuar pagesa të rregullta në përkrahje të mbrojtjes juridike për të akuzuarit.
Sipas njoftimit zyrtar, shuma totale e paguar është 32,944,287.77 euro, ndërsa për mbrojtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi janë shpenzuar 5,353,301.02 euro.
Ministria thekson se këto pagesa janë bërë në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet e përcaktuara më parë, dhe se janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente. Po ashtu, pagesat do të vazhdojnë sipas dispozitave ligjore dhe marrëveshjeve në fuqi.