Mediet serbe raportojnë se një ish-ushtar i UÇK-së është arrestuar në Serbi

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, L.H, është arrestuar të martën në qytetin Svilajnac të Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Sipas raportimeve 59-vjeçarit nga Peja i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga Zyra e Prokurorit për Krime të Luftës në Serbi, nën dyshimet për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte” të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Ai u arrestua për shkak të dyshimeve se ka kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e Kosovës”, thuhet në raportimin e mediave serbe.