E FUNDIT: Schakira vjen në Kosovë, do të luajë hendboll

S’bëhet fjalë për pop-yllin kolumbian, Shakira, por hendbollisten kubaneze, Schakira. Pra, një “c” më shumë.

Kjo e fundit ka arritur marrëveshje me skuadrën vushtrriase të femrave, Samadrexha, për t’i ndihmuar në garat evropiane.

Lajmi u konfirmua edhe nga Federata e Hendbollit të Kosovës në listën e transfereve të merkatos së verës në kategorinë e femrave.

Siç edhe mund ta shihni më poshtë, Schakira Robert Reinoso do të kalojë nga Club Deportivo Escolapios tek Samadrexha.

Kujtojmë, skuadra që sezonin 2024/2025 përfundoi e treta në elitën kosovare, në garat evropiane të EHF Cup do të ndeshet me Paokun grek, teksa prania e Schakiras pritet t’i shtojë gjasat për kualifikim tutje./Përmbledhja