Ish-ministri i FSK-së, Armend Mehaj u ka dalë në mbështetje ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Mehaj, përmes një postimi reagoi si formë pakënaqësie ndaj vendimit të Panelit të Speciales lidhur me mos-hudhjen poshtë të aktakuzës, me mocionin që nuk kaloi gjatë ditës së djeshme.
Ai, si pjesë kyçe të publikimit në “Facebook” vendosi atë se shqiptarët kanë luftuar gjithmonë për liri, pra nuk kanë pushtuar toka të huaja.
Veç kësaj, sipas Mehajt, ata kurrë nuk kanë tradhtuar.