Limaj konfirmon takimin me Kurtin: Ia kemi zgjatur dorën për ta bërë shumicën

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj ka konfirmuar se gjatë javës do të ketë një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për një koalicion të mundshëm për shumicën në Kuvend.

Ai ka thënë se ka folur me VV-në dhe se gjatë javës pritet të ketë takim.

“Kur ta caktojmë vendin [do t’ju informojmë]. Duhet të bisedojmë që të dalim prej kësaj situate. Gjëja më e zakonshme është bërë e jashtëzakonshme. Si të dalim nga kriza kur nuk ka bisedime mes partive parlamentare. Do të bisedoj me kryeministrin për të ardhur deri te një moment i zgjidhjes së situatës”, ka thënë Limaj.

“Ia kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit për ta bërë shumicën parlamentare”, ka thënë ai.