Deçani me organizim të veçantë në mbështetje të prindërve me fëmijë me sindromin Down

Komuna e Deçanit organizon këtë të mërkurë një ecje simbolike në mbështetje të prindërve që përkushtohen pa kushte për fëmijët e tyre me sindromin Down.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Komuna e Deçanit organizon të mërkurën, më 16 korrik, një ecje simbolike nën moton:

“Hapave të Sadriut dhe Azemit”

Një ecje në nderim të përkushtimit prindëror, dashurisë së pakusht dhe fuqisë së familjes.

📍 Nga rrethi te “Liridoni” në Carrabreg, deri në qendër të Deçanit

📅 E mërkurë, 16 korrik

🕚 11:00

Ftojmë qytetarët të bashkohen në këtë ecje që bart në vete rrëfim të ndjeshëm, për një baba që çdo ditë ecte me të birin me sindromën Down, duke e kthyer çdo hap në një akt dashurie.