Qeveria e Kosovës e bëri të qartë se për muajin shtator do të paguhen vetëm ata mësimdhënës që kanë punuar dhe nuk kanë qenë pjesë e grevës. Një veprim të tillë, ekzekutivi e arsyeton në ligj.
Por me një vendim të tillë, nuk është se po pajtohen edhe disa deputetë të shumicës në Kuvendin e Kosovës dhe partitë opozitare.
Arianit Koci – avokat, në emisioni RTK Prime, tha se politikanët po i shfrytëzojnë ekspertët por po vendosin si po duan vet. Ai tha se mësimdhënësit duhet të kompensohen por jo në formë të pagave, sepse këtë nuk e lejon dispozita ligjore.
“Të drejtën në grevë nuk mund ta mohojë askush, por ligji e ndalon që gjatë grevës të ekzekutohen pagat, pezullon pagesën, por edhe detyrimin që rrjedhin nga kontrata e punës dhe detyrimin e bindjes për të punuar. Kjo është dispozita ligjore dhe kjo është shumë e qartë”, thotë Koci, raporton RTKlive.
Sipas tij, nëse Qeveri dëshiron ta blejë paqen sociale duhet të gjejë forma tjera, por jo në formë të pagave. “Ka forma kreative, mësimdhënësit duhet të kompensohen por jo në formë të pagave”, tha ai.
Ndërsa sa i përket pagesës për disa grevistë të sektorëve të tjera, avokati tha se me këtë çështje duhet të merret prokuroria