Sorensen tha se vizita në Kosovë ishte në kuadër të dialogut

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tha se vizita e tij në Kosovë është në kuadër të ushtrimit të mandatit të tij.

Pas takimit me kreun e ekipit negociator të Kosovës, zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, diplomati danez tha se do udhëtojë për në Beograd.

“Sot jam në Prishtinë si pjesë e ushtrimit të mandatit. Ekipi im dhe unë jemi duke zhvilluar vizita në nivel pune – kjo është një pjesë e zakonshme e misionit tonë, dhe do të shihni edhe vizita të tjera të ngjashme në të ardhmen. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Nga këtu do të vazhdoj për në Beograd, dhe më pas do të kthehem në Bruksel. Kaq për tani”, tha Sorensen.

Takimi i Sorensenit me Bislimin është zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe ka zgjatur më shumë se një orë./KosovaPress