Grupi “Asnjë cent më shumë” paralajmëroi se do të vazhdohet me aktivitete tjera, dhe se nëse edhe pas ditës së nesërme s’ka reflektim, do të detyrohen t’i masivizojnë protestat, e që ky masivizim nënkupton edhe përshkallëzim.
Kështu deklaroi bashkë-iniciatori i kampanjës “Asnjë cent më shumë”, Besnik Shabiu, gjatë konferencës për media të mbajtur sot afër Kuvendit të Kosovës.
Ai theksoi se nuk kanë asnjë synim që të bëjnë dëme. “Njëra nga alternativat është paralizimi i aktiviteteve të institucioneve, bllokimi i rrugëve dhe shesheve”, sqaroi Shabiu.
Këto reagime vijnë në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të rrymës me 16.1%.