Kreu i Nismës, Fatmir Limaj pak minuta më parë ka arritur në Kuvendin e Kosovës.
Limaj është pyetur nga gazetarët nëse ka zhvilluar ndonjë takim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, porse ka refuzuar të japë ndonjë përgjigje.
Megjithatë, Limaj ka uruar që sot të mund të bëhet konstituimi i Kuvendit.