E trishtë: Futbollisti i Shkupit vdes në spital, humbi jetën duke u përpjekur të ndihmojë të tjerët

Andrej Lazarov, futbollisti i Shkupit ka ndërruar jetë në spitalin e Shtipit ku është transferuar mëngjesin e sotëm pas tragjedisë në Koçan.

Lazarov ishte vetëm 25 vjeç. Ai shpëtoi jetë në diskotekën që digjej.

Ai nuk pësoi ndonjë djegie të rëndë, por thithi tymin që ishte i pranishëm në diskotekë.

Lazarov gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur për Metalurgun, Rabotniçkin, Tikveshin, Rudesin, Goricën dhe Shkupin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Football Club Shkupi (@fcshkupi1927)