Vdes në QKUK burri që u aksidentua ditë më parë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Një këmbësor i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka vdekur, pasi që ditë më parë ishte aksidentuar nga një veturë në Milloshevë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Lidhur me rastin, nga QKUK është informuar se këmbësori mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.