Kuvendi miraton një vendim shumë të rëndësishëm

Kuvendi e ka miratuar vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizim me energji.

Në votim kanë marr pjesë 61 deputetë, pa opozitën. Të gjithë kanë votuar pro këtij vendimi.

Ndërkohë para pak minutave, opozita e ka lëshuar sallën dhe nuk kanë qenë të pranishëm gjatë këtij votimi