Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, kamioni përplaset me një veturë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht afër daljes në Duhël.

Sipas pamjeve, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca dhe policia ku po merren me rastin.

Më poshtë mund të shihni pamjet. /IndeksOnline