Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se sa u përket procedimit të pagave të grevistëve për muajin shtator, i është thënë se ka ndodhur një gabim teknik.
Hykolli ka thënë të shtunën në konferencën e BSPK-së në të cilën u vendos për pezullimin e grevës, se sipas Qeverisë, pagat do të procedohen të hënën.
“Sa i përket pagave, kam pasur sot kontakte me partnerin social, sipas tyre ka ndodhur një gabim teknik dhe besoj se të hënën do të dalin”, ka thënë Hyllolli