Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka vendosur që ta pezullojë grevën deri në janar të vitit 2023
Këtë e ka bërë të ditur, Rrahman Jasharaj, kryetar i Këshillit Grevist të BSPK-së.
“Ne kemi pyetur anëtarësinë dhe jemi të detyruar të veprojmë çka thotë shumica”, ka thënë Jasharaj.
“Qeveria dhe opinioni le ta dijë se greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janar të vitit 2023”, ka shtuar Jashari.
Kurse, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se greva ka qenë e ligjshme.
“Greva ka qenë e ligjshme nevojshme dhe ishte detyrim sindikal dhe u përdor si mjet i fundit në raport me mjetin social me Qeverinë”, ka thënë ai, raporton Front Online./Front